Ferizaj

Në Ferizaj filloi fushata e korrjes së grurit

By FerizajPress

July 06, 2016

Ka filluar fushata e korrje shirjeve, apo grumbullimi i grurit në Komunën e Ferizajt.

Fillimin e korrjes së grurit, sot e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovci me bashkëpunëtoret e tij. Sipas drejtorit të bujqësisë në komunën e Ferizajt, Ismet Vranovcit, në komunën e Ferizajt me drithëra të bardha këtë vit janë të mbejllura rreth 4500 hektarë tokë, duke përfshirë këtu, elbin, tërshërën, ndërsa vetëm me grurë janë të mbjellura rreth 4200 hektarë tokë.