Ferizaj

NË FERIZAJ BURRI E RRAH GRUAN DUKE VOZITUR

By FerizajPress

January 28, 2019

Një person është filmuar duke e goditur gruan e tij ndërkohë që ishte duke vozitur,shkruan Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën Driton Islami në Ferizaj.

Në videon e shkurtër të cilën e ka siguruar Insajderi, shihet një person teksa e godet disa herë gruan e tij në ulësen e përparme të veturës.

Përderisa ai i vërsulet herë pas here, gruaja tenton t’ia largojë dorën.