Ferizaj

Në Ferizaj bëhet hapja e qendrës rekreative sportive ‘Mileniumi”

By FerizajPress

October 21, 2016

Sonte në Ferizaj u hap edhe një biznes i ri. Bëhet fjalë për qendrën rekreative sportive “Mileniumi”, i cili gjendet në magjistralen Ferizaj-Shkup.

Në hapjen solemne të këtij resorti mori pjesë edhe numri një i qytetit të Ferizajt, deputete të Kuvendit të Kosovës, drejtues të partive politike si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Të pranishmit me këtë rast i ka përshëndetur edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa,  i cili është shprehur se çdo biznes i ri, apo zgjerimi i kapaciteteve të bizneseve ekzistuese, për ne do të thotë më shumë zhvillim ekonomik në komunën dhe në vendin tonë.

“Së dyti, për shkak të papunësisë së lartë, çdo hapje apo zgjerim biznesi, do të thotë më shumë vende pune, prandaj edhe përmirësim i mirëqenies së familjeve tona dhe i qytetarëve tanë. Së treti, çdo hapësirë e re rekreative për fëmijët dhe të rinjtë tanë, do të thotë më shumë shëndet, më shumë argëtim dhe më shumë gëzim. Rritja e zhvillimit ekonomik, e punësimit, e mirëqenies dhe e hapësirave rekreative, janë synime edhe të qeverisë komunale, e cila ka bërë dhe po bën përpjekje që t’u sigurojë hapësira të reja fëmijëve dhe të rinjve, duke ndërtuar çerdhe e kopshte, duke ndërtuar e riparuar fusha sportive, qoftë nëpër shkolla, qoftë si objekte të veçanta. Ne mirëpresim dhe mbështesim çdo nismë për të krijuar mjedise të reja pushimi e rekreacioni për fëmijët, të rinjtë dhe familjaret. Prandaj, përshëndesim dhe përgëzojmë pronarin e resortit “Milenium” që u po u jep mundësi ferizajasve dhe jo vetëm atyre për më shumë pushim dhe relaksim në mjedise të përshtatshme si ky që po hapet sonte”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ndërsa drejtori gjeneral i këtij resorti, Aziz Rysha, tha se me hapjen e këtij resorti janë hapur edhe shumë vende të reja të punës.

Nga ana tjetër Jochen Herrmann nga kompania “Eliplay”, tha se ndihet shumë i nderuar në promovimin e këtij biznesi familjarë.

“Kur kam takuar për herë të parë vëllezërit Rysha dhe më kanë prezantuar këtë projekt kamë qenë shumë skeptik. Por tani po shoh se as në Minhen e as në Nju Jork, nuk kanë dallime qendrat e tilla” tha Jochen Herrmann.

Ai tutje ka falënderuar vëllezërit Rysha që për kompletimin e këtij restoranti kanë zgjedhur që të punojnë më kompaninë gjermani për shkak të kualitetit duke u nisur nga fakti se ata deshën që fëmijëve tu ofrojnë diçka vërtetë kualitative.

U bë e ditur se hapja e kë tij resorti është njëra ndër të rrallat edhe në Evropë , ndërsa janë punësuar një numër i konsiderueshëm i punëtoreve.