Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen katër pesona për vjedhje

By FerizajPress

August 11, 2016

Katër persona  janë arrestuar nga policia e Kosovës nën akuzën se kanë kryer  vjedhje nëpër   shtëpi në fshatin Mirash të Ferizajt.

Policia ka bërë të ditur se këta të dyshuar kanë vjedhur kryesisht aparate dhe pajisje  të ndryshme.

Zyrtarët policor  kanë thënë se i është ndërprerë hovi  i këtij grupi ,për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepra të vjedhjeve në këtë fshat.

Të dëmtuarve u janë kthyer gjësendet e vjedhura  të cilat më parë policia i kishte konfiskuar.

Komandanti i stacionit policorë Qazim Reka  ka thënë se Policia kishte marrë masat e duhura  duke zhvilluar hetime për rastin  dhe duke arrestuar të dyshuarit.

“ Fillimisht qytetarët kanë raportuar për disa vjedhje nëpër shtëpitë e tyre ku u janë marrë pajisje bujqësore  duke filluar nga makinat për kositjen e barit  dhe makina tjetra të cilat kanë qenë për ta me lehtë për transport.Policia  e Kosovës ka arrit ti arrestoi këta të dyshuar të cilën edhe para prokurorit e kanë pranuar veprën e kryer” ka thënë Qazim Reka ,komandant i stacionit të Policisë në Ferizaj.

Njëri nga viktimat e këtij rasti Ilaz Lohaj, ka përshkruar rastin dhe ka falënderuar  policinë për zbardhjen e rastit të cilit  i janë kthyer mjetet e vjedhura.

Me këtë rast  Komandanti i Policisë ka bërë të ditur se  ky grup i përbërë nga katër persona  është i njohur për policinë dhe tani rasti  i është kaluar prokurorisë dhe shkon në procedurë të rregullt, ka transmetuar Tv Liria/