Ferizaj.18.05.2017. Këtë të enjte në Ferizaj mbi 100 anëtarë të rinj kanë aderuar në AAK.
Me këtë rast mirëseardhje në këtë subjekt politik anëtarëve të rinj u ka uruar lideri dhe kandidati për kryeministër i koalicionit PDK- AAK- Nisma, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast Haradinaj foli edhe për besimin të cilin është dhënë nka koalicioni për kandidat për kryeministër. Ai tha se ky nuk e mendon si borxh ndaj partive por si obligim nda qytetarëve të Kosovës.
“Besimin e dhënë sot nga partnerët politik nuk e mendoj si borxh ndaj partive por e mendoj si mundësi me e nderu atdheun dhe me e nderu popullin tonë.” ka thënë Haradinaj.
Haradinaj para të pranishmëve përmendi edhe problemin e zvogëlimit të natalitetit për të cilin tha se shteti duhet të kujdeset për qiftet e rinjë dhe ndarjen e shtesave për fëmijë.
“Ne do të punojmë për një Kosovë që nis ekonominë e vendit,që është shtet ligjorë , një Kosovë që bjen investime në vend, Do të punojmë për një ndryshim nga një shtet i cili të vetmin eksport e ka eksportimin e të rinjve të cilët po e lëshojnë Kosovën” ka thënë Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast nuk la pa përmendur edhe diasporën e cila po plaçkitet sa herë vije në Kosovë.
“Do të punojmë për një Kosovë e cila pret mërgimtarët jo ti plaçkis por në kufi në vend të atyre parave që u mer në kufi tu jep bona si shenjë falënderimi për atë që ata bëjnë për Kosovën” ka thënë Haradinaj.
Edhe kryetari i degës së AAK-së në Ferizaj, njëherit nëkryetar i Komunës së Farizajt, Xhavit Zariqi, ka falënderuar anëtarët e rinjë në këtë subjekt politik. “AAK më nuk është një parti e vogël, por është një subjekt politik më i madh në vend i cili do të udhëheq me Republikën e Kosovës” ka thënë Zariqi
Në fund të takimit anëtarëve të rinj Haradinaj u ka dorëzuar librezat e anëtarësisë duke i falënderuar për besimin e tyre ndaj këtij subjekti politik.