Në Durrës, makinës i vendoset lëndë plasëse artizanale

By FerizajPress

August 21, 2016

Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë vënë një sasi lënde plasëse artizanale, në mjetin tip Benz me targa LA9831A, në pronësi të shtetasit S.D.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.