Lajme

Në Deçan ndizen qirinj për 35 vjeçarin e vrarë nga polici (Foto)

By FerizajPress

April 20, 2016

Në Deçan është marshuar dhe janë ndezur qirinj për 35 vjeçarin Ilmi Lufaj. Ky i fundit u vra nga rreshteri Shefqet Kamberaj, mëngjesin e së hënës së 18 prillit.

35 vjeçari nga Strellci i kësaj komune, Ilmi Lufaj, u qëllua me dy plumba në kokë, me t’u afruar dhunshëm afër stacionit policor. Kështu thuhet në njoftimin policisë.

Ndërkohë Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit Shefqet Kamberaj.