Vitet e fundit, fëmijët kanë filluar të mbajnë telefon celular në moshë shumë të vogël, pa hyrë ende në fazën e adoleshencës. Prindërit shprehen se kjo gjë i ndihmon ata të jenë të sigurt e të mbajnë komunikim të vazhudesëhm pas shkolle, kur janë vetëm. Megjithatë, përdorimi i celularëve nga fëmijët ka disa rreziqe.
Rreziqet – Janë të ekspozuar ndaj faqeve të internetit, të cilat kanë përmbajtje dhune, seksi etj, të cilat janë të papërshtatshme për moshën e tyre. – Janë më të rrezikuar nga ngacmimi kibernetik. Nëse më parë kishit merak derisa fëmija të vinte në shtëpi, me një telefon me vete, rreziku është i pranishëm kudo. – Mund të bëhen asocialë, sepse duke qenë më të përqëndruar në komunikimin virtual, do të kenë më pak kohë të takohen fizikisht me miqtë. – Mund të krijojnë varësi nëse e përdorin që në moshë të vogël. – Mund të rrinë zgjuar natën, duke lundruar në internet.
Por, nëse për sigurinë e fëmijës, jeni të detyruar ta pajisni me telefon duhet të keni parasysh : – Kontrolloni çdo aplikacion që përdor fëmija dhe personat me të cilët kontakton. – Mos e lejoni të luajë me lojëra në telefon. – Blijini telefon të thjeshtë, jo smartphone. – Vendosini limite kohore. – Duhet të dini kodin e telefonit. – Merrjani telefonin të paktën një orë para se të flejë. – Mos e lini në karikim në të njëjtën dhomë ku fle fëmija. pernenat.al