Banorët e fhstait Cërrnillë rtë Ferizajt janë ankuar se në anën e sipërme të fshatit, në mal ka hedhur dikush disa trupa të deleve të ngordhura të cilat tani po lirojnë aromë të padurueshme për banorët.
Një banorë i fshatit Cërrnillë ka thënë se nuk e dinë se kush i ka hedhur por është bërë e padurueshme era në atë pjesë të malit sepse ato kanë filluar të lirojnë aromë të keqe. Kjo edhe mund të jetë burim edhe i ndonjë epidemie nëse nuk merren mas që këto të groposen.
Për këtë Ferizajpress ka kontaktuar kryeinspektorin komunal të Ferizajt, Ridvan Berisha i cili tha se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë njoftim se dikush ka hedhur trupa të kafshëve të ngordhura në atë pjesë.
“Nuk kemi pasur asnjë njoftim për këtë rast. Por nesër në mëngjes do ti angazhojmë inspektorët përkatës që të inspektojnë këtë pjesë dhe do të veprojnë konformë situatës. Në bashkëpunim edhe me Kompnaninë “Pastërtia” do të marrim masa që sa më shpjet të evitohet ky problem. Inspektorët do të merren edhe me rastin se kush i ka hedhur ato kafshë të ngordhura, pasi sipas ligjit pronarët janë të obliguar që në këto raste ti groposin për të parandaluar përhapje të ndonjë sëmundje” ka thënë kryeinspektori Ridvan Berisha .