Ferizaj

Në Cërrnillë të Ferizajt gjenden skelete 1500 vjeçare

By FerizajPress

August 07, 2016

Në  trasnën e autostradës “Arbën Xhaferi” afër fshatit Cërrnillë të Ferizajt jan gjetur skelete të cilat thuhet se kanë vjetërsi mbi 1500 vjeçare.

Gjatë hapjes së trasesë për magjistralen Prishtinën-Shkup,në fshatin Cërrnillë  janë gjetur skelete të cilat sipas  dëshmitarëve llogaritet të kenë  vjetërsi rreth 1500 vite.

Pritet  që për këtë mendimin profesional ta japin ekspertët e  arkeologjisë.

Nuk është kjo hera e pare që në territorin e komunës së Ferizajt gjenden artefakte të cilat argumentojnë vjetërsinë e kësaj treve.