Lajme

Në Bjellorusi u arrestuan liderë opozitarë dhe gazetarë

By FerizajPress

March 12, 2017

Arrestimet janë bërë sot në qytetin lindor, Vorsha, ndërsa në mesin e gazetarëve të arrestuar për një kohët të shkurtër ishte edhe reporteri i Radios Evropa e Lirë, Redaksia për Bjellorusinë, Paval Sevyarynets.

Protestuesit e kanë kundërshtuar një legjislacion për taksë të presidentit autoritar, Alyaksandr Lukashenka, i cili e arsyetoi atë me luftimin kundër asaj që ai e quajti “parazitizëm social”.

Personat që punojnë më pak se 6 muaj në vit dhe nuk regjistrohen në zyrat për punësim, duhet të paguajnë një taksë prej afro 200 dollarësh.

Kjo masë ka shkaktuar protesta tash e disa javë në gjithë Bjellorusinë dhe ky është njëri prej momenteve më sfiduese për Lukashenkan, në sundimin e tij prej dy dekadash.

I konsideruar nga perëndimi si “diktatori i fundit i Evropës”, Lukashenka është përpjekur për angazhim më të madh me perëndimin, por ka synuar që të mos e shqetësoj aleatin më të afërt të vendit të tij, Rusinë.