Ferizaj

Në Bibaj të Ferizajt, asfaltohen me standardet moderne mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë

By FerizajPress

August 12, 2017

Asfaltohen me standardet më moderne mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë, brenda fshatit Bibaj që kanë një kosto prej 350 mijë eurove Në vazhdën e projektve infrastrukutorore të cilat po finalizohen çdo ditë e më shumë në Ferizaj, sot edhe fshati Bibaj ka përfituar disa rrugë të asfaltuara e të rregulluara me të gjitha standardet moderne. Me këtë rast kryetari i komunë së Ferizajt Muharrem Svarqa ka uruar banorët e këtij lokaliteti duke u zotuar se nevojat e kërkesat e tyre do t’i ketë gjithmonë parasysh qeveria komunale “Ne po përmbyllim me sukses edhe një projekt mjaft të nevojshëm për banorët e fshatit Bibaj, ku po shtrohen mbi 3 kilometra e gjysmë me asfalt, po rregullohen mbi 2 kilometra shtigje për këmëbësor e ndriqim ndërsa ka pasur edhe disa vende ku është rregulluar kanalizimi si pjesë përcjellëse e proejktit në gjatësi rreth 200 metra. Edhe këtu po e shohim se rrugët po asfaltohen me standardet më mirë se çdo kund në Kosovë ndërsa po i përmabhemi synimt për rrugë të gjera deri në 6 metra e që do të jetë mjaft lëvizje e lirë për automjete e për këmbësorë” ka thënë kryetari Svarqa. Në fillimin e punimeve në fshatin Bibaj banorët bashkë kryetrin dhe qeverinë komunale ndjenjën e madhe të gëzimit e treguan edhe duke hapur një shampanjë duke uruar njëri tjetrin për projektin e ri. Një pjesë e të pranishmëve në ngjarjen e sotme në fshatin Bibaj ishin mërgimtarë që po kalojnë pushimet në vendilndje. Ata shprehën gëzimin dhe admirimin e tyre për punët që po shohin , kurse edhe kryetari Svarqa i njoftoi me të gjitha zhvillmet në komunën e Ferizjat dhe projektet e shumta anembanë qytetit e fshatrave dhe përvojat e mira që ka bartur këtu pasi që një kohë edhe ai vet ka kaluar bashkë me familjen jashtë atdheut . I pari i komunës së Ferizajt me kënaqësi ndau tregimet pozitive për të cilat po punon qeveria komunale dhe falënderoi edhe mërgimtarët për kontributin që japin gjithmonë në vendilindje.