Ferizaj

Në Balaj të Ferizajt përurohet Salla e Sporteve

By FerizajPress

February 18, 2024

Në Balaj në vigjilje të Përvjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Shkollës “Pavarësia” me poezi, këngë e valle të mrekullueshme të shkollarëve, mes emocionesh gëzimi dhe krenarie nderimi për personalitetet arsimore e institucionet që kontribuuan për fshatin dhe shkollën e fshatit, përuruam Sallën e Sporteve me infrastrukturë e kushte moderne, për t’i shërbyer shkollarëve dhe gjithë sportistëve ferizajas.