Ferizaj

Në Babush të Ferizajt, arrestohen dy persona për armbajtje pa leje

By FerizajPress

July 23, 2022

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëveSot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal nate, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush i Ri, dy persona bartin me vete në brez, armë zjarri.Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të këtij lokali.Pas legjitimimit dhe kontrollimit të dy personave të dyshuar, tek personi me inicialet RR.S ( M/K) i moshës 38 vjeçar është gjetur një armë zjarri( pistoletë) me një karikator dhe shtatë (7) fishekë.Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, i dyshuari RR.S deklaron se arma i përkiste personit tjetër që ishte bashkë me te, me inicialet D.R (M/K) i moshës 30 vjeçar.Me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari D.R dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari RR.S është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”