Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të Ulët (U) atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në europën Verilindore i cili do të kushtëzojë ne vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm. Ditën e mërkurë, 18 korrik moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri në mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1.0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 16/30°C
Zonat e ulëta 19/31°C
Zonat bregdetare 21/31°C
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ndryshon-serish-moti-vranesira-dhe-renie-temperaturash-559369/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright