Sport

Ndryshon ndëshkimi me direkt karton të kuq

By FerizajPress

April 15, 2016

Futbollistët që shkaktojnë ndërhyrje të palejuar për të parandaluar shënimin e një goli nuk do të ndëshkohen automatikisht me karton të kuq, ka vendosur Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), raporton “BBC”.

Por, nëse një futbollist shkakton ndërhyrje të paqëllimshme që e pengojnë kundërshtarin në shënimin e një goli, do të shpëtojnë me një paralajmërim.

Kurse, ndërhyrjet e qëllimshme do të vazhdojnë të ndëshkohen me karton të kuq.

Tek këto raste përfshihen tërheqjet për fanelle, shtyrjet ose ndërhyrjet e ashpra e sjelljet e dhunshme. Por, edhe prekja e qëllimshme e topit me dorë.