Ferizaj

Ndryshon moti në Kosovë: Nga nesër pritet shi e shkarkime rrufesh

By FerizajPress

September 16, 2021

Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.