Ferizaj

NDRYSHIMI I LOKACIONIT TË QENDRËS SË VOTIMIT NË FERIZAJ

By FerizajPress

June 05, 2017

 

Ferizaj.05.06.2017. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve, për shkak të kushteve teknike ka ndryshuar 1 Lokacion të Qendrës së Votimit në komunën e Ferizajt.

Ndërrimi i Lokacionit të Qendrës së votimit në komunën e Ferizajt:

Votuesit të cilët kanë votuar në Qendrën e Votimit 2503D Shkollën Ekonomike “Faik Konica”, zhvendosen në Gjimnazin Shkencor “Kuvendi i Arbërit”.

Për informata shtesë kontaktoni Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, ose thirrni në linjën telefonike pa pagesë 0 800 55 555