Festivali ndërkombëtar i muzikantëve të rinj,DAM, është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në skenën e muzikës klasike. Ky edicion i trembëdhjeti me radhë ka një mesazh paqeje për mbarë botën, që nëpërmjet programit muzikor shënohet 100 vjetori i përfundimit të Luftës së parë Botërore, si dhe shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës. E veçanta e këtij festivali për ferizajasit ishte se mbrëmë me 3 prill në këtë festival frymuan në ngjyra ferizajase ,mësimdhënësit dhe ish mësimdhënësit e shkollës së muzikës “Cesk Zadeja”. Ishte profesor Artan Hasani- kompozitor,një pjesë nga veprat (kompozimet) e të cilit u interpretuan në këtë nate. Sado që gjatë performancës pati ndërprerje të energjisë elektrike, koncerti nuk u ndërpre për asnjë moment, vazhdoi nën dritën e celulareve që ishte vetë publiku ai që me çdo kusht u mundua të siguronte ndriçimin për leximin e notave në partiturat e interpretuesve. Prezantim të shkëlqyer patën edhe këta mësimdhënës të shkollës “Çesk Zadeja” : Prof. Visar Mehmeti – Flaut Prof. Astrit Mustafa – Klarinete Prof. Blerim Emerllahu – Klarinete Prof. Avni Krasninqi – Trumpete E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte ansambli “Zanat” i sapoformuar nga anëtarët, soliste te Korit te Filharmonisë se Kosovës,te cilat per here te pare u prezantuan në këtë festival si ansambël. Ne mesin e zanave, ishin edhe dy mësimdhënëset e palodhshme te shkollës se muzikës “Çesk Zadeja” Adelina Thaci dhe Albana Piperku. Duke i shikuar dhe dëgjuar këto paraqitje nga profesorët e “Çesk Zadeja” lirisht mund te themi se DAM Festivali frymoi me ngjyre ferizajase. -Emine Berisha Qerimi