Pas vdekjes së papritur të presidentit të FFK-së më 9 qershor, miqtë e tij dhe institucionet sportive janë përkujdesur për shënimin e ditës së ditëlindjes së tij. Pasi gjatë ditës në stadiumin e Prishtinës janë vendosur shkronjat për të shënuar emrin e tij, në mbrëmje emri Fadil Vokrri është ndriçuar në stadiumin e kryeqytetit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i ri i FFK-së Agim Ademi, djali i Fadil Vokrrit dhe një numër i tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës që njihen me emrin ‘Dardanët’./Lajmi.net/