Tre tifozë rusë të skuadrës Lokomotiva e Moskës janë arrestuar sot në Moskë.
Arsyeja e arrestimit të tyre ka të bëjë me akuzat se në duelin me Skëndërbeun më 1 tetor të vitit 2015 kishin brohoritur: “Vritni shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”, shkruan “vz.ru”, përcjell “Lajmi.net”.
Hetimet për këtë çështje kishin nisur që nga vjeshta e vitit të kaluar.
Kjo është hera e parë që dikush arrestohet për thirrjet e tilla ndaj Kosovës.
.