Ferizaj

Ndodh edhe kjo. Gjykata punon edhe të dielën

By FerizajPress

September 29, 2016

Një qytetarë i Kaçanikut është befasuar kur ka marrë ftesën të lajmërohet në gjykatë.

Nuk ishte befasi ftesa që të lajmërohet në gjykatë pasi ajo kryen punën e vet. Por befasia ishte   se ai duhej të lajmërohet në gjykatë ditën e diele , atëherë kur gjykatat nuk punojnë.

Ftesën  që të lajmërohet në gjykatë e ka dërguar në FerizajPress një qytetar  i Kaçanikut  i cili  pyet se a kanë kalendarë gjykatat tona dhe a e din  kur punohet e kur është pushim.

E si zakonisht në ftesë shkruan se nëse nuk lajmërohet apo nuk e justifikon ardhjen do të sillet në gjykatë  nëpërmjet organeve të policisë.