Siç edhe paralajmëruan aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhë qytetarë të shumtë po ndezin qirinj në nderim të aktivistit Astrit Dehari, i cili dje ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.
Një numri i madh i aktivistëve të VV-së, por edhe figura të tjera publike janë mbledhur para Teatrit Kombëtar të Kosovës për homazhe, raporton lajmi.net.
Atje është parë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputete nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, deputeti Smajl Kurteshi, deputeti i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca dhe shumë personalitete të këtij subjekti.
Kujtojmë se, Astrit Dehari, ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.
Ndryshe, Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte. /Lajmi.net/
.