Ferizaj

Ndihmohen 250 familje skamnore të Ferizajt

By FerizajPress

May 27, 2019

Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim edhe me organizatën “Qatar Charity”, në prag të festës së Fitër Bajramit ka ndihmuar rreth 250 familje skamnore me pako ushqimore.

Lista e familjeve të përzgjedhura për të ndihmuar u bë nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Me këtë rast u vlerësua tejet lartë kontributi i kësaj organizatë që ndihmoi këto familje në prag të Festës së Bajramit.

E, nga ana tjetër edhe familjet që gëzuan këto ndihma kanë falënderuar këtë organizatë dhe Komunën e Ferizajt që sadopak po i ndihmon me rastin e kësaj feste.