Ferizaj

Ndihmohen 250 familje në nevojë me pako ushqimore, donacion nga Islamic Relief Kosova

By FerizajPress

April 29, 2021

Solidariteti me familjet në nevojë si gjatë gjithë pandemisë ashtu edhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, po dëshmohet çdo ditë nga donatorë vullnetmirë.

Së fundmi, është organizata “Islamic Relief Kosova” që në bashkëveprim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sot shpërndan 250 pako ushqimore për familjet në nevojë, që sadopak të ndihmohen në tejkalimin e vështirësive të shkaktuara nga pandemia dhe me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Shpërndarja e pakove ushqimore u bë nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të DSHMS-së she Qendrës për Punë Sociale, të cilët kanë evidentuar rastet më në nevojë.