Ferizaj

Ndihmohen 100 familje me mish kurbani

By FerizajPress

September 08, 2017

Ferizaj. 08.09.2017. Ndihmohen 100 familje me mish kurbani si rezultat i bahskëpunimit mes komunës së Ferizjat dhe organizatës humanitare”Islamic Relief”

Rreth 100 familje ferizajase me gjendje jo të mirë ekonomike janë përzgjedhur sot nga komuna e Ferizajt për t’u ndihmuar me nga 3 kilogram mish i cili është grumbulluar me rastin e festës së Kurban Bajramit gjatë kësja jave nga organizata “Islamic Relief Kosova”. Me këtë rast drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt Burim Karameta u shpreh i kënaqur që kjo ndihmë do të gëzojë sadopak familjet në nevojë. “ Ne me organzatën në fjalë kemi pasur edhe bashkëpunime të tjera sa u përket dhënies së ndihmave dhe gjithmonë jemi jemi ndarë të kënaqur që ata po përzgjedhin familjet tona për t’i ndihmuar. Disa kategori të familjeve s kamnore kanë marrë këto ndihma sot dhe shpresojmë t’a kemi zbutur sadopak gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen ata” tha drejtori Karameta.