Ferizaj

Ndezja e kontejnerëve, dukuri  që po shqetëson qytetarët (Foto lajm)

By FerizajPress

September 18, 2016

Ferizaj.18.09.2016. Ndezja e kontejnerëve të mbeturinave  po shqetëson qytetarë për shkak të rrezikut nga ndonjë zjarr më i madh por edhe nga ndotja e ambientit.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në një parking në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” i cili ka  alarmuar edhe zjarrëfikësit.

Zjari nga kontejnerët e mbeturinave  ka kapluar edhe  edhe një objekt aty afër (garazhë)  në të cilin gjendeshin përveq mbeturinave edhe materiale të ndezshme.

Intervenimi i menjëhershmë i ekipit të zjarfikësve ka bërë që zjarri të lokalizohet pa dëme të mëdha.

“ Dikush nga qytetarët ka hedhur  ndonjë cigare apo diqka  tjetër që ka shkaktuar zjarrin por që zjarri pastaj ka përfshirë edhe  një garazhë afër në të cilën kishte materiale të ndezshme” i tha FerizajPressit njëri nga zjarrfikësit.

Ata kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes që mos të  hedhin cigare të dhezura apo të kenë kujdes edhe mos të dhezen kontejnerët pasi shumë lehtë zjarri mundë të dalë jasht kontrollit dhe dëmet të jenë të pa parashikueshme.