Ferizaj

Ndëshkohet shoferi për dy kundërvajtje trafiku në Ferizaj

By FerizajPress

June 27, 2025

Më datë 26.06.2025, rreth orës 22:45, njësia e trafikut rrugor gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin e rrugës për Mirosalë, ka evidentuar një automjet që po lëvizte me shpejtësi prej 104 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.Përveç shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtuesi i automjetit nuk ka respektuar as shenjën “STOP” të policisë, duke mos ndaluar fare në vendin e kontrollit. 

Policia ka arritur ta identifikojë shoferin përmes targave të automjetit dhe e ka ftuar në stacionin policor në Ferizaj. Bëhet fjalë për personin A.E., 20 vjeç.Ndaj tij janë shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje:Për mosrespektim të shenjës “STOP” : 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj);Për tejkalim të shpejtësisë: 150 euro dhe 1 pikë negative.Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë .

Për çdo kundërvajtje apo rrezikikim trafiku, qytetarët mund të njoftojnë stacionin më të afërt policor, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, ose të telefonojnë në numrat kujdestarë:📞 192📞 0290/326-250📞 0290/322-406Të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.