Ferizaj

Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt

By FerizajPress

August 24, 2025

Ferizaj, 24.08.2025

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj pesë shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, ku matjet e shpejtësisë janë bërë me veturë inteligjente të policisë, e pajisur me radarë të avancuar që monitorojnë rrugën 360°, lexojnë targa dhe raportojnë kundërvajtje në kohë reale.

Rastet e regjistruara:

Në magjistralen Ferizaj–Kaçanik në afërsi të pikës së karburantit “Bubeari Petrol”, në zonën me kufizim të shpejtësisë 40 km/h, shoferët u kapën :

– Të katër shoferët janë gjobitur nga 200–300 €, morën 2–3 pikë negative dhe iu ndalua drejtimi për 3 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tekshoferët e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.Kontrolli do të vazhdojë, veçanërisht me ndihmën e veturës inteligjente për të identifikuar shkeljet në trafikun rrugor dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja në njerëz.