Ferizaj

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje trafiku – zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj

By FerizajPress

July 11, 2025

Ferizaj, 11.07.2025

Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 00:03, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy automjete të tipit Opel dhe Daimler Benz, njëra me targa të huaja dhe tjetra me targa vendore.

Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç) ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke qarkulluar me shpejtësi 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, shpejtësia e të cilave automjete është matur me veturën inteligjente të policisë.

Për këto kundërvajtje të rrezikshme, ndaj të dy shoferëve janë shqiptuar masat e mëposhtme:

Gjobë në vlerë prej 500€ secilit,

5 pikë negative,

Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 12 muaj,

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për rritjen e sigurisë në rrugë dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes:

📞 192📞 0290/326-250📞 0290/322-406📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.