Ferizaj

Ndëshkohen dy kompani të autobusëve në Ferizaj për shkelje të rregullave të trafikut

By FerizajPress

August 07, 2025

Ferizaj, 07.08.2025

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Më 05.08.2025, në Ferizaj, gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin çertifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor.

Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e ligjit.