Sport

Ndeshja kyçe për Barcelonën, vetëm kjo i mungonte

By FerizajPress

April 18, 2016

Lajmet e këqija për Barcelonën nuk kanë fund.

Në ndeshjen që duhet të jetë pikë kthese në sezonin e Barcelonës, Luis Enrique nuk mund të llogaritë në shërbimet e mbrojtësit kryesor, Gerard Pique.

Kjo pasi që ai e ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në takimin ndaj Valencias dhe kështu është i pezulluar për sfidën kundër Deportivo La Corunas, përcjellë “Lajmi.net”.

Pique ishte ndër fytyrat tragjike në humbjen e Barcës kundër Valencias, duke përfunduar në ballinat e gazetave më të njohura spanjolle.