Ferizaj

Ndërtohet sistemi i ri i furnizimit me ujë të pijes për fshtarat Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive

By FerizajPress

September 21, 2017

Ferizaj.21.09.2017. Banorët e fshatrave Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive si dhe fshati Surqinë nga sot do të kenë mundësi të furnizohen më mirë me ujë nga sistemi i ri  i ujësjellësit. Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me organiztën CDI dhe Minisitrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë ndërtuar një sisiem të ri pompimi i cili është përuruar sot në fshatin Surqinë. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ishte sot për vizitë tek sisitemi i ndërtuar në fshatin Surqinë tha se po i gëzohet edhe një projekti që do të përmirsojë jetën e qytetarëve të kësaj ane. “Jemi sot në fshatin Surqinë në sisitemin e pompimit ku janë bërë edhe shpimet e ujit ku sistemi i të cilave sjellin nga 13 litra ujë në sekond , sasi të ujit këto që barten në rezervarin kryesor në kodrën e Gllavicës ku më pas shpërndahet ai ujë në fshatrat Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive ndërsa më vonë këtu do të kyqen edhe fshatrat Pojatë, Softaj deri në pjesën e ulët të Rahovicës . Është një projekt me rëndësi tepër të madhe për sigurimin e ujit të pijes ngase zgjidh shumë telashe me të cilat janë përballur këta banorë të pjesës veriore të komunës. Ne po punojmë që edhe fshatrat Bibaj e Fshati i Vjetër si dhe Gremja do të bëhen me ujë shumë shpejt dhe kështu gradualisht po përmbyllen problemet me ujin e pijes në rrafshet rurale dhe ato urbane brenda pak muajsh” deklaroi kryetari Svarqa