Ferizaj.08.09.2017. Familja e Naser Nuredinit nga fshati Fushë e Madhe për një kohë të gjatë jeton në kushte të mjerueshme banimi e rrezikuar çdo ditë nga shembja e shtëpisë, gjarprinjtë e insekte të tjera. Por këto ditë komuna e Ferizajt është angazhuar shumë dhe ka gjetur një donacion për ndërtimin e një shtëpie të re për të në fshatin Softaj e cila pritet të jetë ë gatshme për banim brenda muajit. Drejtori komunal për Shëndetësi dhe MIrëqenie Sociale, Burim Karameta bashkë me përfaqësuesen e organizatës “Gratë Shqiptare të Suedisë” sot kanë vënë gurthemelin e shtëpisë së re për familjen Nuredini. Me këtë rast u tha se angazhimet nuk do të mungojnë për t’i bërë me strehë edhe familjet e tjera nevojtare.