Ferizaj

Ndërtimi i urës lë pa ujë bifurkacionin e Nerodimes

By FerizajPress

July 12, 2016

Fenomeni i bifurkacionit të lumit Nerodime në Ferizaj prej më shumë se një jave sërish ka mbetur pa ujë përderisa fermerët po e shfrytëzojnë atë për ujitje parcelash bujqësore.

Ndërkaq pak ditë më parë pati nisur edhe projekti për ndërtimin e një ure në rrugën “Besim Ndrecaj” që ka devijuar rrjedhën e bifurkacionit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fermerët në këtë lokacion kanë thënë se me ujin e fenomenit të bifurkacionit po i ujitin bahçet dhe parcelat bujqësore përderisa temperaturat janë mjaft të larta.

Tahir Kashtanjeva,pronar i restoranit “Bifurkacioni” ka thënë se komuna duhet të intervenojë për finalizimin e projektit të urës sepse fenomeni i Bifurkacionit ka mbetur pa ujë prej disa ditësh. Ai ka shpjeguar se biznesit po i sjell dëme sepse vizitorët po e kërkojnë ujin i cili ndahet në dy pjesë: drejtë detit Egje dhe detit të Zi

Gafurr Ilasi drejtor i infrastrukturës në komunën e Ferizajt ka thënë se bujqit po i ujitin parcelat bujqësore me ujin e këtij fenomeni kështu që niveli i lumit po bije, mirëpo se shpejti do te finalizohet projekti dhe lumi do ta kete sërish rrjedhën e vet.