Lajme

Ndërron jetë prokurori Esat Ademi

By FerizajPress

August 16, 2020

Prokuroria Themelore ne Gjilan njofton se sot ka ndërruar jetë prokurori Esat Ademi. I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan. “Kryeprokurori dhe gjithë stafi i prokurorisë Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë miqtë e të ndjerit. Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do ta kujtojë me respekt dhe nderim!”. Ndryshe, të afërm të të ndjerit në rrjetet sociale shkruajnë se prokurori Ademi ishte i infektuar me coronavirus.