Lajme

Ndërron jetë një pushues në bregdetin e Durrësit

By FerizajPress

August 27, 2018

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, 81-vjeçari me iniciale V. N., banues në Tiranë, teksa ishte në breg të detit, nuk është ndjerë mirë. Ai është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton, se i moshuari vuante nga sëmundja e tensionit, ku kurohej dhe shkaku i vdekjes ka ardhur nga ataku kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, shtuan të njëjtat burime, shkruan syri.net.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Më datë 26. 08. 2018, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi V. N., vjeç 81, banues në Tiranë, në breg të detit nuk është ndjerë mirë dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera rezulton, se ky shtetas vuante nga sëmundja e tensionit, ku kurohej dhe shkaku i vdekjes ka ardhur nga ataku kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.