Ferizaj

Ndërron jetë Don Sandro Sciaboletta, Agim Aliu: Don Sandron do ta kujtojnë të gjithë ferizajasit

By FerizajPress

February 01, 2021

Është ndarë nga jeta një nga humanistët më të mdhenjë italian Don Sandro Sciaboletta. Me këtë rast edhe i pari i Ferizajt ka dërguar Telegram ngushëllimi. “Don Sandro ishte personalitetit fisnik që gjithë jetën ia dedikoi paqes dhe ndërtimit të urave mes njerëzve anekënd globit, e në rastin tonë “Qytetari i Nderit i Ferizajt”, Don Sandro Sciaboletta” ka shkruar Aliu

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të humanistit të madh italian, personalitetit fisnik që gjithë jetën ia dedikoi paqes dhe ndërtimit të urave mes njerëzve anekënd globit, e në rastin tonë “Qytetari i Nderit i Ferizajt”, Don Sandro Sciaboletta. Don Sandron do ta kujtoj jo vetëm unë, por të gjithë ferizajasit ai një personalitet fisnik, gjithmonë të dashur e mbështetës i madh i studentëve ferizajas në studimet e tyre në Itali si dhe përkrahjes për shërim jashtë vendit të ferizajasve në nevojë. Ngushëllime të sinqerta në emër të gjithë qytetarëve të Ferizajt!