Me datën 16.10.2021, rreth orës 15:55 në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Bibajnë Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirënjë automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një këmbësor.Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve me drejtuesin meinicialet M.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj dhe posa arrijnë në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godetkëmbësorin me inicialet N.U (M/K) i moshës 84 vjecar , i cili po kalonte rrugën prej anës sëmajtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 84vjeçar , i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj , për tudërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare nëPrishtinë, ku dhe po trajtohej atje.Ndërsa sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitaree Prishtinës , se këmbësori N.U , si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruarjetë .Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet nëInstitutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ikishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin .Ndërsa, drejtuesi i automjetit atë ditë, me 16.10.2021 me vendim të Prokurorit të ProkurorisëThemelore në Ferizaj , ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë tërregullt hetimore.