Ferizaj

Ndërron jetë 60 vjeçari i aksidentuar një javë më parë në Lloshkobare të Ferizajt

By FerizajPress

November 07, 2021

Me datën 31.10.2021, rreth orës 21:54 në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, në fshatin Lloshkobare në Ferizaj, kishte ndodhur një aksidentkomunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet iudhëtarëve dhe një këmbësor.Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve , ipanjohur dhe me shofer të panjohur, ishte duke lëvizur në rrugënmagjistrale Shtime-Ferizaj dhe posa arrijnë në fshatin Lloshkobare, mepjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicialet N.M(M/K) i moshës 60 vjeçar , i cili në atë moment po kalonte rrugën prejanës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes sëautomjetit.Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit,  lëndime të rënda truporepëson këmbësori 60 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet nëQendrën Emergjente në Ferizaj, për tu dërguar pastaj për tretman tëmëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë,ku dhe po trajtohej atje.Ndërsa sot me datën 07.11.2021 në ora 04:30 nga Qendra KlinikeUniversitare e Prishtinës , jemi njoftuar se këmbësori N.M si pasojë elëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë .Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi ipajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, përkatësisht hetuesit e kësajnjësie nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i kishin marrë të

gjitha masat e nevojshme për ta hetuar këtë rast dhe janë në grumbullimtë informacioneve në kërkim të drejtuesit që nuk është ndalur në vendine aksidentit, por ka vazhduar në drejtim të panjohur.Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët përbashkëpunim në zbardhjen e këtij rasti, që nëse kanë apo sigurojnëndonjë informacion për automjetin apo shoferin që ka shkaktuar këtëaksident, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apopërmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.