Lajme

Ndërprerje dymujore e qarkullimit të trenave Shkup-Beograd

By FerizajPress

April 17, 2016

​Numri internacional i trenave në relacionin Beograd – Shkup dhe anasjelltas, nga nesër deri më 18 qershor nuk do të qarkullojë, njoftoi Hekurudhat e Maqedonisë Transport AD Shkup.

Ndërprerja dymujore e qarkullimit të trenave ishte për shkak të kryerjes së punimeve të ndërtimit në linjën hekurudhore në territorin e hekurudhave të Serbisë, seksioni Nish – Preshevë – kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë.