Lajme

Ndërprehet seanca për të vazhduar nesër në orën 10:00

By FerizajPress

July 07, 2016

Deputetët me shumicë votash kanë vendosur që kjo seancë të shtyhet për nesër pasi që nuk kanë mundur ta votojnë një nen të një ligji.

Këtë ide e ka dhënë fillimisht kryeministri Isa Mustafa e që është përkrahur edhe nga deputetët e pozitës por që është kundërshtuar nga opozita.

Për vazhdimin e seancës së nesërme ka njoftuar edhe Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate derguar për media.

R e n d i i d i t ë s:

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

7. Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

9. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

10. Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015,

11. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015,

12. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015,

13. Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.