Duke falënderuar për mirënjohjen, z. Pacurari u shpreh se tek ferizajasit ka gjetur punëtorë të dalluar e të përkushtuar dhe shokë e miq të mirë, ndaj puna me ta ka qenë një kënaqësi e rrallë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot dhe e nderoi me mirënjohje zyrtarin e kompanisë “Brown & Root”, z. James Pacurari, në shenjë falënderimi të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ngritjen e mirëqenies së popullatës në Komunën e Ferizajt, duke mundësuar punësimin e mijëra vetave përmes organizatës KBR, sidomos në Afganistan. Kryetari Svarqa tha se duke marrë parasysh këtë kontribut, Komuna e Ferizajt e konsideron z. Pacurari mik dhe person të mirëpritur në çdo kohë. Duke falënderuar për mirënjohjen, z. Pacurari u shpreh se tek ferizajasit ka gjetur punëtorë të dalluar e të përkushtuar dhe shokë e miq të mirë, ndaj puna me ta ka qenë një kënaqësi e rrallë. Në takim morën pjesë edhe ferizajas që punojnë, ose kanë punuar në Afganistan. Ata shprehën fjalë miradie për kontributin e madh të z. Pacurari, dhënë mirëqenies së punëtorëve ferizajas dhe familjeve të tyre.