Ferizaj

Nderohen heronjët e rënë në betejën e Slivovës

By FerizajPress

April 18, 2017

Me rastin e 18-të vjetorit të rënies së lavdishme, heroike, të luftëtarëve të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega-Murtaja të rënë për të mos vdekur kurrë në betejën e Slivovës, sot tek lapidarët e këtyre heronjëve kanë bërë homazhe bashkëluftëtarët dhe familjarët e tyre. “Tetëmbëdhjetë vjet nga rënia heroike e Heronjve të Kosovës, Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega-Murtaja në betejën e Slivovës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata ranë heroikisht në ballë të betejës heroike për misionin e shenjtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!” ka thënë Reçica