Ferizaj

Ndërmarrja “Ambienti” zgjedh bordin e drejtorëve

By FerizajPress

March 14, 2017

Ndërmarrja publike lokale “Ambienti” e Komunës së Ferizajt, ka zgjedhur bordin e ri të drejtorëve, pas atij bordit i cili për një kohë ishte i përkohshëm. Kjo u bë e ditur nga Ramadan Baliu, kryesues i Komisionit të aksionareve të kësaj ndërmarrje.

Kryesues i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje është zgjedhur Shefqet Bajrami, ndërsa anëtarë janë: Betim Shabani, Arton Gavazi dhe Xhaferr Mehmeti. Bordi i drejtorëve është zgjedhur në bazë të konkursit të shpallur nga Komisioni i Aksionarëve.

Ndërmarrja lokale “Ambienti”, tashmë ka bërë përzgjedhjen e të gjithë organeve të veta udhëheqëse, ndërsa gjatë muajit të kaluar ka filluar edhe me rigjenerimin e të hyrave.