Zëdhënësja e komisionit evropian, Maja Kocijanciq në një deklaratë për AM, theksoi se Brukseli pret zgjidhje përfundimtare për krizën politike nga e hëna.
“BE vazhdon të qëndrojë në kontakt të ngushtë me partitë politike. Ne nxisim palët që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në rrjedhjen e javës së ardhshme”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian.
Një gjë të tillë e përkrahin edhe analistët, sipas të cilëve presioni i ndërkombëtarëve do të shtohet gjatë ditëve në vijim me qëllim që të shmanget zvarritja e mëtejme e krizës.
Edhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë, Johanes Haindëll para pak ditës porositi se zgjidhja e vetme e krizës është përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave urgjente prioritare
The post Ndërkombëtarët duan marrëveshje mes liderëve në Maqedoni appeared first on Lajminet.