Ferizaj

NDALOHET PËRDORIMI I THËNGJILLIT PËR NGROHJE NË KOSOVË

By FerizajPress

September 25, 2017

Bizneset e vogla dhe familjet nuk do të mund ta përdorin thëngjillin tash e tutje.

Këtë e ka paralajmëruar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në IMAZH të RTK-së.

Kjo sipas saj do të bëhet për shkak të ruajtjes së ambientit në mënyrë që ajri të jetë sa më i pastër. Për ta kapërcyer këtë sfidë, ajo tha se inspektoret duhet të jenë më të përgjegjshëm në punën e tyre.

Reshitaj ka rikonfirmuar se gjatë regjistrimit do të kontrollohen të gjitha maniknat nëse ato janë në gjendje të rregullt në mënyrë që të mos e ndotin ambientin.

Ministrja paralajmëroi veprime konkrete për ruajtjen e shtretërve të lumenjëve, derisa theksoi se duhet një bashkëpunim dhe senzibilizim të qytetarëve. /Insajderi