Lajme

Ndalohet importi i makinave me të vjetra se 10 vjet: Ligji i ri me norma të reja

By FerizajPress

July 22, 2017

Të gjithë ata që dëshirojnë të importojnë automjete më të vjetra se 10 vjet këtë mund ta bëjnë deri në fund të dhjetorit të 2017-s.

Pas këtij muaji asnjë person nuk do të mund të regjistrojë veturat në targa e Republikës së Kosovës më të vjetra se 10 vjet.

Ligji i ri për automjete që ka hyrë në fuqi  më 27 qershor 2017, ka sjellë ndryshime të mëdha të normave  për regjistrimin e automjeteve.

Kështu thonë hartues të ligjit në Ministrinë e Infrastrukturës.