Ndalohen 10 refugjatë në Kapshticë, mes tyre një foshnjë

By FerizajPress

July 03, 2016

5 prej të ndaluarve janë shtetas irakianë dhe 5 të tjerë sirianë. Mes tyre ishte edhe një foshnjë 6-muajshe.

Policia bën me dije se ata janë ndaluar ndërsa tentonin të kalonin kufirin jeshil. Uniformat blu po kryejnë të gjitha veprimet proceduriale për rikthimin e shtetasve në Greqi.

The post Ndalohen 10 refugjatë në Kapshticë, mes tyre një foshnjë appeared first on Lajminet.