Ferizaj

Ndahet nga jeta mjeku Dr. YLBER Murati

By FerizajPress

July 14, 2022

Është ndarë nga jeta specialisti i mjekësisë familjare, drejtuesi i qendrave shëndetësore, trajneri energjiplotë i shkencave mjekësore, bashkëqytetari ynë, Dr. Ylber Murati.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajm i rëndë, nga ne u nda përgjithmonë, mjeku i dashur, specialisti i mjekësisë familjare, drejtuesi i qendrave shëndetësore, trajneri energjiplotë i shkencave mjekësore, bashkëqytetari ynë, Dr. Ylber Murati.

Ferizaj dhe shëndetësia janë në zi. Nga ne u nda, duke na dhënë përgjithmonë lamtumirën, një kuadër i çmuar shëndetësor, i palodhur në misionin e tij fisnik e human, energjiplotë e pozitiv edhe në ditët kur sëmundja e sfidoi egërsisht, u nda nga ne prindi shembullor e qytetari i dalluar ferizajas, urtaku që bardhësinë e shpirtit e shkriu në veprën e tij humane. Sot, Ferizaj është më i varfër, pa mjekun e dashur nga ferizajasit e më gjerë.

Lamtumirë miku im i çmuar, Dr. Ylber Murati!

Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Murati, kolegëve nga komuniteti shëndetësor, miqve e të njohurve të të ndjerit, shkruan në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Agim Aliu, dërguar familjes Murati.

U prehtë në paqe e parajsën e pakufishme, shpirti i tij i bardhë!